• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home PIKËPAMJE

NË SHKUP AS HAJNAT NUK E DUAN LIBRIN

October 29, 2019
in PIKËPAMJE
NË SHKUP AS HAJNAT NUK E DUAN LIBRIN
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Shkëlzen Halimi
Halil Zendeli, shkrimtar dhe botues, është edhe pronar i të vetmes librari në Shkup. Në librarinë e tij, “Vatra”, mund të gjinden botime të shumta cilësore. Atij i ka ndodhur që disa herë të harrojë ta mbyllë librarinë, duke e lënë hapur tërë natën. Çuditërisht, edhe pse e ka harruar hapur, kurrë nuk ka ndodhur që të futet dikush brenda për të “vjedhur” së paku një libër. Pra, nga kjo konstatojmë se kjo librari nuk është interesante për hajnat, ndaj ajo mund të mos mbyllet fare. Në fakt kjo librari, e vetme në Shkup, jo që nuk është interesante për hajnat kur atë harron ta mbyllë Zendeli, por shumë pak vizitohet edhe nga ata që vlerësohet se duhet të lexojnë së paku një libër në jetën e tyre. Nëse i kemi parasysh këto fakte, atëherë shtrohet pyetja: po si funksionon ajo kategori shqiptare që quhet “intelektuale”, si mësojnë pa lexuar ata mijëra e mijëra nxënës, pastaj studentë, arsimtarë, profesorë të shkollave të mesme, profesorë universitar, ish funksionarë, përfaqësues të shoqërisë civile, shumë të rinj që punojnë në administratën shtetërore, gazetarët, pensionistët, patriotë e shumë e shumë të tjerë.
Dija thonë se është e thellë, se nuk ka fund, kurse dija vjen vetëm përmes leximit. Nëse ekziston ndonjë rrugë tjetër, atëherë kategoria “intelektuale” shqiptare duhet ta tregojë “sekretin” e marrjes dhe dhënies së dijes pa lexuar fare. Për ata që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë, thonë se janë analfabet. Kurse për atë kategori “intelektuale”, e cila është në gjendje të shëtisë në të gjitha nivelet e arsimit pa u lodhur fare, duhet thënë se është një “fenomen” në vete.
Kriza e leximit vjen për shkak të shuarjes graduale të nevojës shpirtërore për të qenë sa më i plotësuar shpirtërisht. Në vend të kësaj, në pah del varfëria shpirtërore, e cila fatkeqësisht na ka sjellë këtu ku jemi. Pos mikut tim, në librarinë e të cilit rrallë kalon ndonjë admirues i librit, nuk brengoset askush. Të gjitha ata që fshihen brenda “intelektualizmit” të tyre janë o të pafytyrë o me shumë fytyra, janë ata që nuk brengosen për fundosjen thellë e më thellë në hipokrizinë akute që indin shqiptar e kanë sjellje buzë humnerës. Kurse librit shqip në Shkup, me qëllim që të mos bie në gjendje kome, si shpëtim i mbetet vetëm leximi i vetvetes…

Next Post
14 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Shkup, ndërron jetë një person

14 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Shkup, ndërron jetë një person

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk