• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Promovohet vepra e Abedin Krosit: “Kultura dhe mësimi te Albanët-Pellazgët dhe Shqipetarët nëpër epoka dhe kohë”

November 18, 2019
in INFO, REPUBLIKË
Promovohet vepra e Abedin Krosit: “Kultura dhe mësimi te Albanët-Pellazgët dhe Shqipetarët nëpër epoka dhe kohë”
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të festave të Nëntorit, më 21 Nëntor (e enjte) me fillim në ora 16:00 në ambientet e Shkollës Fillore “Dituria” në Saraj promovohet vepra “Kultura dhe mësimi te Albanët-Pellazgët dhe Shqipetarët nëpër epoka dhe kohë” e autorit Abedin Krosi, veteran i zgjedhur i arsimit, njofton europort.mk. I lindur në fshatin Rashçe Abedin Krosi si punëtor i arsimit fillimisht si mësues në fshatin e lindjes, krahas punës praktike, edukativo-arsimore, ai detajisht e studioi të kaluarën e ndritshme të të parëve tanë, ku si produkt i studimeve botoi librin me titullin “Kultura dhe mësimi te Albanët-Pellazgët dhe Shqipetarët nëpër epoka dhe kohë”.

Fragment nga parathënia e librit:

Ky punim është një separat i veprës “Pellazgo-Shqiptarët” i plotësuar dhe i përshtatur për nevojat e zhvillimit të shkencës historike, albanologjike dhe pedagogjike, si zbrazëtirë e madhe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë popujt indo-evropian.
Dituritë shkencore për të vërtetën historike të albanëve-pellazgëve dhe shqiptarëve, duke u nisur nga mbishkrimet gurore të zbuluara dhe të deshifruara me anë të gjuhës shqipe, si pasardhëse e gjuhëve Albano-Pellazge,  në njërën anë, dhe të gjuhës së gjallë shqipe nga ana tjetër e cila siç thotë linguisti danez R.Rasku: “asnjë mjet tjetër për ta njohur prejardhjen e popujve dhe lidhjet e tyre në lashtësisinë e hershme nuk është aq i rëndësishem sa është e rëndësishme gjuha, kur mungojnë dokumentet historike”.
Shumë linguistë me famë botërore kanë vërtetuar se gjuha e një populli është arkivi dokumentar më i sigurtë për ta njohur historinë e një populli, ndërsa edhe sipas kësaj vepre, nga dita më ditë po del në dritë e vërteta e historisë së shqiptarëve, që nga koha kur albanët si popull i parë shkëputen nga populli Jafetik dhe nga gjuha Jafetike e cila merret si nënë e gjuhëve indo-europiane. /Europort.mk/

Next Post
(VIDEO) Lëshohet në qarkullim lokomotiva e parë elektrike në vlerë prej 2 milion eurove

(VIDEO) Lëshohet në qarkullim lokomotiva e parë elektrike në vlerë prej 2 milion eurove

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk