SKEN – video magazina politike publikon: Kemi propozim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që ato pastaj të shndërrohen në zgjedhje të shtyra për thuajse gjysmë viti pas propozimit për zgjedhje dhe për më pak se gjysmë viti para terminit të rregullt për zgjedhje, i cili gjithashtu, paraprakisht ishte shtyrë nga dhjetori në tetor të vitit 2020.
Skanon: Xhabir Deralla
Situata në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e rregullt. Kjo nënkupton se rregullisht kemi situata të jashtëzakonshme. Një nga këto situata që rregullisht përsëritet, kuptohet është – specialiteti maqedonas – zgjedhje të parakohshme parlamentare.
A ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare? Nëse zgjedhjet janë të shpejta, atëherë kur duhet të mbahen që me të vërtetë të jenë të shpejta? Pse Mickoski u iku zgjedhjeve në dhjetor, pasi që vazhdimisht kërkon zgjedhjet të mbahen menjëherë dhe tani? A është me të vërtetë Qeveria e Përzhinës pjesë e ligjit ose marrëveshje mes partive? Vallë gabuan liderët politik?
A janë të përfshira organizatat qytetare, ekspertët dhe institucionet relevante për zbatimin e proceseve zgjedhore? A mund të ndryshohet modeli zgjedhor pa u përpiluar Kodi i ri Zgjedhor, sepse i tanishmi është për riparim?
Ekipi: Biljana Jordanovska, Arben Zeqiri, Dehran Muratov
Konsulent: Zoran Ivanov
Drejtor i fotografisë: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti, Xhabir Deralla