Reagimi i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas reagimeve të shumta që pasuan rrëshqitjen e dheut në rrugën e Banjës në Tetovë:
⚪️Është mëkat ti ngarkosh njerëzit në kohën kur ata agjërojnë.
🟢Por disa fakte duhet ti shpjegojmë:
⚪️Nga retrospektiva, në vitin 2013 jo vetëm rruga e “Banjës së Qytetit”, por i gjithë lokaliteti i ishte nënshtruar qeverisjeve të cilët atë vend rekreativ nga të paktët që kishim si qytet, e kishin shëndruar në gërmadhë të uzurpimeve dhe të gjithë florën dhe faunën përskaj këtij lokaliteti e kishin shëndruar në mini deponi. Dhe kurrë askush nuk u ankua.
🟢Rruga që të shpien deri tek burimet e ujit, vetëm rrugë nuk ishte. Nuk ka kush kush ta shpjegoj se ku fillonte në atë kohë rruga, ku shtegu i këmbësorëve dhe çfar ishte ai pluhuri masiv nga kolonat e veturave që prisnin radhë për të mbushur ujë lartë tek burimet. Dhe kurrë askush nuk u ankua.
Kjo është e vërteta.
⚪️E vërteta është që ne ndërtuam komplet rrugën “Murat Bafqari” aksi paraqasës që lidh qytetin me rrugën e Banjës, dhe jo vetëm.
🟢Ndërtuam dhe asfaltuam rrugën e “Banjës së Qytetit” tashmë që vazhdon për në fshatin Brodec dhe tendenca jonë është ta konkurojmë në thirjet e Agjensioneve të ndryshme, që të mund Brodecit dhe malësisë ti japim një qasje zhvillore krejt tjetër.
⚪️Instaluam ndriçimin publik dhe ndërtuam trotoaret poashtu.
Tani është kënaqësi kur pas shumë vitesh e sheh që ajo gërmadhë është transformuar në një nga lokalitetet më të frekuentuara dhe më të bukura të qytetit.
🟢Përvec haxhi Ismetit, që kujdesej çdo ditë për atë vendbanim, askush nga klubi i llafollogjisë kurrë nuk ka organziuar një aksion ekologjik për atë perlë të natyrës. Vetëm “lot” para fushate nga shpëtimtarët e pa zbuluar. Të cilëve askush asnjëherë sju ka thënë: Punë e mbarë. Sepse kurrë në jetë nuk kanë punuar, por janë paguar!
Kush e ka seriozisht angazhohet çdo ditë. Kush e ka part-time “job” e ka me sezone.
⚪️Sepse Klubi i “pedantëve” don punë pa zhurmë. Do zgjidhje magjike. Klubi i “pedantëve” do që ta gëdhendësh malin me sy. Ne tokësorët punojmë ende me mjete të “prapambetura” me eskavatorë, ç’të bëjmë. Këto jemi ne.
🟣Kjo është e vërteta pa politikë.
Postimi nga Facebook: