Në një deklaratë të Agjencinë e Lajmeve MIA nga shërbimi amerikan për luftë kundër drogës DEA thonë se do të vazhdojnë të mbështesin vendin në likuidimin e organizatave që tregtojnë me drogë.
“DEA dëshmoi se nëpunës së Agjencisë janë inkuadruar në hetim të MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për konfiskimin e 200 kilogram marijuhanë të premten nga ana e policisë. Vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara në tregun e zi është thuajse një milion dollarë”, thonë nga DEA.
MPB, në aksionin e zhvilluar të premten në rrugën Prilep – Rosoman, konfiskoi 40 pako kartoni me marijuhanë, ndërsa ndaloi edhe shefin e policisë në Prilep dhe disa persona të tjerë.