• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Wilson Kokalari, inxhinjeri shqiptar në ekipin e “Apollo 11”

April 4, 2021
in INFO
Wilson Kokalari, inxhinjeri shqiptar në ekipin e “Apollo 11”
Share on FacebookShare on Twitter

Nill Amstrong ishte astronauti i parë shkeli në Hënë dhe mbahet mend për thënien “Ky është një hap i vogël për njeriun, por hap i madh për njerëzinë”. Por, për tu hedhur ky hap i Amstrongut në vitin 1969, do të duhej të punonte një ekip i tërë inzhinjerësh dhe profesionistësh të fushave të ndryshme të ndryshme. Në mesin e tyre dhe me një rol jo pak të rëndësishëm ishte edhe një shqiptarë, Wilson Kokalari, i cili u përfshi drejtëpërdrejt në misionin e Apolo 11, anijes së pa kozmike që dërgoi njerëz në Hënë.

Wilson Kokalari ka lindur në vitin 1935, në Gjirokastër, ndërsa kur ai ishte vetëm një vjeç, familja e tij migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2007 gazeta shqiptaro-amerikane Illyria Press shkroi artikullin e parë me inxhinjerin shqiptarë të NASA-s, që kishte zgjedhur këtë profesion dhe jo hapat e babait tij i cili kishte qenë një biznesmen i suksesshëm, transmeton Europort.mk.

Inxhinjeri shqiptarë ishte kyçur thellë në atë projekt, gjeqësisht në punën teknologjike dhe inxhinjerike që bëri gati anijen kozmike. Kokolari në fakt kishte qenë testuesi i fundit i sistemit si tërësi dhe kishte shkruar Raportin e Testit të Projektit Inxhinierik. Në këtë proces që kishte bartur mbi supe shqiptari nga Gjirokastra e Shqipërisë, është dashur të testohej i gjithë sistemi, më pas të testohej në mënyrë elektronike për ta simuluar se si do të funksiononte në Hapësirë, pa astronautët brenda anijes kozmike. Në fazën e fundit ishte Wilson Kokalari kishte testuar tërë sistemin si dhe anijen kozmike me astronautët brenda.

Këto testime kanë qe kyçe dhe nga suksesi i tyre varej licenca për të fluturuar. Programi i përpiluar nga Kokalari përmbante mijëra faqe dhe ishte draftuar e përpiluar gjatë dy vjetëve të një pune të lodhshme. Në redaksinë e gazetës Illyria, Kokalari kishte sjellë një kopje të njërit prej librave ku janë shkruar të gjitha hapat e testimit që mban titullin “Apollo”, ku në ballinën e këtij libri qëndron pikërisht emri i tij. Libri konsiderohej si njëri prej sekreteve më të mëdha në Amerikë në kohën kur ishte shkruar.

Astronautët që shkelën në hënë morën me vete një pllakë ku figuronin emrat dhe nënshkrimet e anëtarëve të stafit teknik, në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre. Në mesin e emrave në këtë pllakë që me punën e tyre bënë të mundur këtë fluturim historik ishte edhe emri i Wilson Kokalarit, i cili ndërroi jetë në vitin 2014.

 

Next Post
Drejtori i Klinikës së Tetovës, mesazh për Ditën Botërore të Shëndetësisë

Drejtori i Klinikës së Tetovës, mesazh për Ditën Botërore të Shëndetësisë

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk