Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjir për regjistrim dhe Ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sot hyjnë në fazën finale për miratim. Propozimi i parë që parasheh shtyerjen e regjistrimit për më 5 shtator dje kaloi nevojën për miratim dhe komisionin për çështje evropiane, ku u refuzuan 200 amendamente të koalicionit Aleanca-Alternativa, si dhe 3 amendamente të Levicës. Sot ky ligj shqyrtohet në komisionin juridikoligjvënës. Dje në komisionin për sistem politik dhe atë juridikoligjvënës kaloi edhe Kodi zgjedhor që parasheh shtyerjen e zgjedhjeve për në gjysmën e dytë të tetorit dhe pajisjet për gjurmët e gishtërinjëve. Pasi regjistrimi të kalojë komisionin e fundit, do të thiret seanca plenare në të cilën në rend dite për shqyrtim janë të dy ligjet. Për dallim nga ligji për regjistrim ku opozita shqiptare kundërshton shtyerjen, për Kodin Zgjedhor të gjitha partitë kanë arritur marrëveshje me koncensus dhe i njëjti edhe në lexim të parë nuk u kundërshtua nga asnjë subjekt parlamentar.