Mbrëmë (e mërkurë, 13 nëntor), në një ceremoni solemne në Operën dhe Baletin e Maqedonisë,me rastin e shënimit të 75 vjetorit “u shënua 13 Nëntori” dita e çlirimit të Shkupit. Fituesi i çmimit në fushën e kulturës mori Dr. DITA STAROVA QERIMI, Drejtore e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë (që nga viti 2015) për kontribut të veçantë në kulturën dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe afirmimin e qytetit të Shkupit. Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë dhe në botë.