Sot kryhen 20 vite nga mbajtja e manifestimit “Rok për paqe” më 24 mars të vitit 2001 në organizim të CIVILit, ndërsa në partneritet me Paks Kristi Holandë, Nansen qendra për dialog dhe të tjerë. CIVILi ishte organizata e parë në vend e cila nga dita e parë e konfliktit të armatosur në shtet apeloi për paqe dhe pajtim dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm për përpjekjet paqësore dhe tejkalimin e dhunës së motivuar etnikisht.
Në skenën e QKM atë mbrëmje, në vitin ushtarak të 2001-it, në skenë shfaqën nëntë rok dhe pop përbërjet më të njohura nga Maqedonia, siç janë Arhangel, Bla-Bla-Bla, Sanatorium, Superhiks, Non-Stop, LP, Garo dhe Paramecium, Last Ekspedishn dhe Mozaik, si dhe bendi norvegjez Kine.
Organizata mbeti e përkushtuar në pozitat e saja në përfaqësimin dhe promovimin mosdhunës dhe paqes, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, lirisë dhe barazisë.
Organizata e shënoi jubileun në mënyrë modeste dhe punuese, me mesazhin: “Urime jubileun të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje gjigante dhe të rëndësishme dhe të gjithë mbështetësve të paqes në vendin tonë.”