Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se nuk është në interes të qytetarëve bllokimi i punës së kuvendit.
Sipas tij Kuvendi është institucion që kanalizon interesin e qytetarëve.
“Lojërat politike nuk janë interes i qytetarëve. Parlamenti është kanalizim i zërit të qytetarëve. dhe bllokimi i tij, është bllokim i nevojave të qytetarëve. Në këto kushte të pandemisë, lojërat politike nuk i ndihmojnë as partive, por as qytetarëve”, ka deklaruar Osmani.
Kujtojmë se ditë me radhë opozita shqiptare po dërgon me mijëra amendamente në Kuvend për ligje të ndryshme, kjo si shkas, bllokimit të Ligjit për shtetësi që ju bë në Kuvend nga ana e pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së