Këshilli komunal i Tetovës ka vendosur të mbajë të pandryshueshëm edhe për tre vitet e ardhëshme, çmimin e ujit për pije. Këtë e ka kumtuar vetë Kryetari i Këshillit, Bekim Memeti, përmes një postimi në profilin e tij personal në Facebook:
Çmimet për shërbimin e ujit 💧 të pishëm edhe në 3 vitet e ardhshme (2021-2023) për Komunën e Tetovës nuk do pësojnë ndryshime, pra ngelen të njëjta.
*Çmimet e shërbimeve të ujit janë sjellur në bazë të Aktvendimit të komisionit Regullativ për energjetikë nën nr.ark 08 60/20 si dhe treguesve të përfaqësuesve të Komisionit Regullativ me arbitrazh të treguesve financiare.
-Të njëjtat u verifikuan edhe në seancën e fundit të Këshillit Komunal.