Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përkrah Biden u betua edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila bëri histori si gruaja e parë në këtë pozitë.
Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit në Capitol ishin edhe ish-presidentët George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.
Presidenti Trump, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë, fluturoi për në Florida pak orë më parë.
Ai nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij.
Në Capitol kanë qenë të lejuar të futen afër 1,000 persona./Kallxo.com