Qeveria e Maqedonisë së Veriut sdje në seancën e 37-të vendosi për sigurimin e vaksinave për tre vitet e ardhshme, ndihmën personale që planifikohet ta shfrytëzojnë rreth 200 fëmijë dhe disa çështje tjera.
“Qeveria rishikoi dhe miratoi Procesverbalet nga takimi i fundit i Shtabi i Koordinimit të Përgjithshëm të Krizave për të siguruar koordinimin e plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së coronavirusit KOVID-19, për të cilën Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke informuar anëtarët e Qeverisë për atë që më parë ishte njoftuar për publikun, domethënë që pas negociatave intensive, sasitë e vaksinave për tërë vitin 2021 janë siguruar nga kompania “Pfizer”. Priten mbi 5.800 vaksinat e para, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar edhe me kompani të tjera”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.