Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”, thonë nga MPB.
MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19