Policia e RMV-së dje gjatë natës ka shkatërruar një mbrëmje zbavitëse në një vikend shtëpizë në Volkovë, kështu njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB), shkruan Portalb.mk.
Menjëherë pasi janë njoftuar se në atë vend do të organizohet mbrëmje zbavitëse, me urdhër të prokurorit publik, pjesëtarët e policisë hynë në ambientet e uikend shtëpizës ku përveç pronarit 24 vjeçar, të pranishëm kanë qenë edhe 28 persona tjerë. Mes tyre, një di-xhej 25 vjeçar.
Të gjithë janë privuar nga liria për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprës penale “mos-veprim sipas rekomandimeve mjekësore në kohë pandemie” ndërkaq nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të rastit, do të lëshohen padi penale.