Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të mbledhjes së 25-të sot me 61 vota “për”, pa “kundër” dhe pa “të përmbajtur” e votuan vendimin për shpallje të gjendjes së krizës në shtet deri më 30 qershor të vitit 2021. Në mbledhje nuk morën pjesë deputetët e opozitës.
Me vendimin duhet të mundësohet vazhdimi edhe për gjashtë muaj i gjendjes së krizës për shkak të gjendjes me koronavirusin që është në fuqi prej datës 20 të muajit të kaluar, me vendim të Qeverisë, ndërkaq me kërkesë të Këshillit për siguri.
Periudha për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e shtetit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë me Kovid-19 dhe për shkak të parandalimit nga përhapja e tij në përmasa të rritura me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullatës është më së shumti deri 30 ditë.
Qeveria në mbledhjen e 1 qershorit e pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me kriza dhe e konfirmoi nevojën që të vazhdohet gjendja e krizës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas hyrjes në fuqi të gjendjes rrjedhëse të krizës ishte mundësuar që një pjesë e pjesëtarëve të Armatës të përfshihen në sigurimin fizik të kovid qendrave, sipas Propozimit të përpunuar nga Shtabi kryesor për menaxhim me kriza. Ministritë e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Armata, Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, me të gjitha institucionet e prekura shtetërore, ndërkaq, u angazhuan që të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe resurset të cilat mund të vihen në funksion të përballjes me gjendjen e krizës.
Deputetët me 61 vota “për”, pa asnjë kundër dhe pa të përmbajtur konstatuan se Propozim-ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në RMV, 2020, në lexim të parë është i pranueshëm dhe mund të shoqërohet për lexim të mëtutjeshëm. Opozita nuk ishte e pranishme në sallë dhe nuk votoi për regjistrimin.
Regjistrimi duhet të fillojë më 1 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa do ta zbatojë Enti shtetëror për statistika. Pritet që të dhënat të jenë të gatshme për gjashtë muaj. Regjistrimi do të jetë me metodë të kombinuar, përkatësisht për dallim nga vitet e kaluara, do të ketë pyetësorë elektronikë në llaptopë dhe do të ketë komunikim me baza prej ku automatikisht do të merren të dhënat dhe do të plotësohen nga terreni.
Për personat – shtetas të RMV-së të cilët ndodhen me punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të dhënat nga neni 10 nga ky ligj i jep personi o moshës madhore i cili i ka të njohura, me ç’rast e jep NVAQ dhe NVAQ të personit për të cilin jep të dhëna në regjistrim. Për personat-shtetas të RMV-së të cilët ndodhen me punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit do të mundësohet edhe vetëregjistrim në periudhën prej 1 marsit deri më 21 prill 2020 në aplikacion të posaçëm i cili është i kapshëm në ueb faqen e Entit shtetëror të statistikave.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu gjatë debatit në mbledhjen plenare të hënën kërkoi mbështetje nga deputetët për ligjin, duke cekur se janë mënjanuar të gjitha mundësitë për manipulim.
“Patëm diskutim në mbledhjen e komisioneve, por do të doja të saktësoj se me këtë propozim të ligjit ne i kemi mënjanuar të gjitha mundësitë për manipulime dhe vepra të tjera shtesë të cilat janë shqyrtuar në regjistrimet e kaluara dhe në regjistrimin e kaluar, që dështoi. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e regjistrimit se çka paraqet për të gjitha bashkësitë etnike në vend. Do të doja t’ju bindë edhe ju, edhe opinionin mbarë edhe ata të cilët jetojnë jashtë territorit të RMV-së se me këtë propozim të ligjit i kemi marrë parasysh interesat e të gjithë shtetasve të RMV-së, duke i përfshirë edhe ata të cilët janë me qëndrim apo punë të përkohshme jashtë territorit tonë”, tha Nuhiu.
Plotësisht me këtë propozim të ligjit është mënjanuar çfarëdo lloj mundësie për manipulim, shtoi ai, posaçërisht në bazë etnike sepse, siç tha, me ligj garantojmë 45 rajone regjistruese, komisione të posaçme, numër të konsiderueshëm të instruktorëve shtetërorë dhe rajonal, anëtarë rajonal të regjistrimit dhe pjesëmarrës të tjerë.
“Qytetarët shtetas të RMV-së të cilët në momentin e regjistrimit do të jenë jashtë territorit të shtetit ata do të mund të regjistrohen nga individë të afërt të cilët regjistruesi do të mund të marrë numër amë nga ata qytetarë”, tha Nuhiu dhe duke shtuar se me ligj do të mundet që shtetasit tanë vetë të regjistrohen përmes aplikacionit të posaçëm që do të publikohet përmes Entit shtetëror për statistika.
Deputetët me 61 vota “për”, pa kundër dhe pa të për,mbajtur votuan Ixhet Memeti dhe Ljupço Ivanovski të bëhen anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë, ndërsa me 61 vota “për”, pa kundër dhe të përmbajtur e zgjodhën Pavloina Cërvenkovskën për anëtare të Këshillit gjyqësor.
Kuvendi i miratoi Ligjin për siguri të përgjithshme të prodhimeve, Ligjin për fitofarmaci, si dhe ndryshimet e Ligjit për banim dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sistem hekurudhor…