Mesazhi kryesor është që njerëzit të jenë të durueshëm nga dalja, megjithatë të mos dilet edhe tani në këtë periudhë pa ndonjë nevojë të madhe. Njerëzit të mos grupohen në stande. Gjatë festave të ardhshme, festimeve, në prag të Vitit të Ri, qytetarët duhet të qëndrojnë brenda familjeve të tyre, sepse ne pamë që mini klastere fillojnë nga atje ku ka numër më të madh të njerëzve nga më shumë familje, theksoi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Nuk ekziston mundësi, theksoi ministri, të hyhet në shtëpi, integriteti është i garantuar dhe kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe kjo na u theksua kur e miratuam Ligjin e ri për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive.
“Shumë lehtë zbatohet kontrolli jashtë ose në disa tubime, në qendra tregtare sepse tani inspektoratet dhe MPB kanë kompetenca të mëdha, me muaj të tërë. Mbetet në vetëdijen e qytetarëve dhe kjo është arsyeja pse ne apelojmë çdo ditë që të respektohen këto masa. Mos përzierja e më shumë familjeve së bashku është rreziku kryesor. Masat janë në fuqi nga kjo e premte (18 dhjetor) deri më 20 janar”, tha Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp para Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.
Ai theksoi se situata aktuale është provë se kufijtë e hapur nuk janë rrezik për përkeqësimin e situatës epidemiologjike.
“Sidoqoftë, transmetimi lokal është rreziku kryesor i mundshëm dhe kjo është arsyeja pse rekomandohen masat”, shtoi Filipçe.