• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

CIVILi me dy panele – “Drejtësia Sociale dhe Diskriminimi” dhe “Regjistrimi: Mes statistikave dhe politikave”

December 12, 2020
in INFO
CIVILi me dy panele – “Drejtësia Sociale dhe Diskriminimi” dhe “Regjistrimi: Mes statistikave dhe politikave”
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi  në kornizat e Festivalit të lirisë  organizon  panel diskutime të titulluar “Drejtësia Sociale dhe Diskriminimi: Shumë njerëz në margjinat e shoqërisë dhe politikës… Deri kur?” sot, 11 dhjetor 2020, në hotelin Park Residence, në Shkup, duke filluar nga ora 12, dhe panelin e titulluar “Regjistrimi: Mes politikave dhe statistikave” me fillim në ora 15.

Në panelin e parë  si folës do të marrin pjesë Mirjana Najçevska, profesoreshë universitare, Elis Shakiri nga Romalitiko dhe iniciativa AVAJA, aktivistja dhe këshilltarja në kabinetin e presidentit Pendarovski për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara Luljeta Ademi. Panelin do ta moderojë Dehran Muratov nga CIVILi.

Paneli i dytë  do të mbahet me prani fizike të pjesëmarrësve, me respektimin e rreptë të protokolleve të mbrojtjes nga Covid-10. Pjesëmarrës në panel do të jenë Donço Gerasimovski, ish-drejtor i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski, drejtor aktual i Zyrës Shtetërore të Statistikave dhe Xhabir Deralla nga  CIVILi. Paneli do të moderohet nga Dijana Tahiri nga CIVILi.

Regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa tentimi i fundit  për  regjistrim në vitin  2011 u ndërpre për shkak të politizimit të procesit. Qeveria e re planifikon  regjistrimin e radhës  në prill të vitit 2021. Diskutimet e tensionuara dhe të politizuara në opinion mbi këtë temë tashmë kanë filluar dhe me një diskutim të hapur panel, CIVILi do të kontribuojë në nevojën e lënies së politikës jashtë statistikave.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.

Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).

Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA), si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Next Post
Najçevska: Shteti duhet të krijojë kushte për barazi për të gjithë

Najçevska: Shteti duhet të krijojë kushte për barazi për të gjithë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk