• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Mariçiq: Pres që metodologjia për pastrimin e gjyqësorit të miratohet më 28 dhjetor

December 10, 2020
in Drejtësi, INFO
Mariçiq: Pres që metodologjia për pastrimin e gjyqësorit të miratohet më 28 dhjetor
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij online në konferencën “Stacioni i radhës: Evropa” njoftoi se pret që më 28 dhjetor Këshilli për Reforma në Gjyqësor ta miratojë metodologjinë sipas të cilës vitin e ardhshëm do të kryhet filtrimi në gjyqësor dhe prokurori, njofton Portalb.mk.

“Përsëritjet nga e kaluara, penguesit e drejtësisë nuk munden të jenë pjesë e sistemit gjyqësor dhe të miratojnë aktgjykime në emër të qytetarëve dhe nuk munden t’i mbrojnë dhe avancojnë të drejtat e tyre. Është e nevojshme kornizë kohore, gjegjësisht afate në të cilat do të kryhet ky pastrim dhe do të ndahet prokurorët dhe gjykatësit e ndershëm prej të pandershmëve. Pres që më 28 dhjetor, Këshilli për Reforma në Gjyqësor ta miratojë metodologjinë sipas të cilës do të kryhet filtrim i gjyqësorit dhe prokurorisë”, theksoi Mariçiq.

Ministri tha se shumë raporte ndërkombëtare kanë theksuar konkretisht në disa situata të caktuara në gjyqësor, për të cilat është e nevojshme që të shihet nëse ka fshehje të qëllimshme të lëndëve, vjetërsim të qëllimshëm të lëndëve, nëse është vepruar në mënyrë të padrejtë dhe nëse dikush është mbrojtur.

Ministri në konferencë informoi se në këtë vit dhe të kaluarin janë shkarkuar 8 gjykatës, ndërkaq është ngritur procedurë kundër gjithsej 83 gjykatësve.

Reformat në gjyqësor gjithsesi janë ndër parimet kryesore të kryeministrit Zoran Zaev, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina./Portalb.mk/

Next Post
Zaev thirrje për qytetarët: Mos i mbyllni sytë para çfarëdo lloj forme të diskriminimit

Zaev thirrje për qytetarët: Mos i mbyllni sytë para çfarëdo lloj forme të diskriminimit

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk