Një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës gjatë ditës së djeshme (08.12.2020) ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila rastin ka denoncuar në polici. Nga Policia njoftojnë se menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin në fjalë.
“Një banore 34-vjeçare e një fshati të Tetovës dje (8 dhjetor) në 11:20 në SPB Tetovë ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare burri i saj 35-vjeçar e kishte sulmuar fizikisht. I dyshuari shpejt është arrestuar dhe mbajt në Stacionin Policor-Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, me ç’rast do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.