• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Wednesday, April 28, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home EuroAtlantike

Bullgaria e bllokoi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut, BE nuk heq dorë

December 9, 2020
in EuroAtlantike, INFO, Integrime
Bullgaria e bllokoi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut, BE nuk heq dorë
Share on FacebookShare on Twitter

Siç pritej, Bullgaria vendosi veto për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, duke penguar kështu vendimin edhe për Shqipërinë, por presidenca gjermane siguron se fillimi i procesit është vetëm çështje kohe, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Për ministrin e Punëve Evropiane të Gjermanisë dhe kryesuesin me BE-në deri në fund të këtij vitit, kjo veto araqet dëshpërim personal, dhe rrezikim të sigurisë së tërë rajonit, madje edhe Evropës në afat të gjatë, deklaroi Rot para dhe pas takimit të këshillit ministror të BE-së.

“Komisioni Evropian propozoi kornizë negociuese, çështja është kur, e jo nëse do të miratohet ajo. Do të doja të dërgoj pak optimizëm, vetëm një vend anëtar nuk u pajtua për kornizën negociuese, ndërsa ajo kornizë duhet të pranohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe nga Maqedonia e Veriu. Jam i sigurt se partnerët tanë në Shkup nuk do të dekurajohen”, tha Rot në konferencë për media.

Ai është i bindur se do të gjendet zgjidhje për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut më së voni gjatë presidencës portugeze.

Ministri Rot, shfaqi bindje se do të shtyhet procesi edhe më tutje në periudhën e ardhshme deri në arritjen e pajtueshmërisë.

“Nuk ka nevojë për plan B për Maqedoninë e Veriut, çështja është vetëm se kur, dhe jam i sigurt se do të tejkalohet kjo. Kjo për mua është edhe dëshpërim personal, si edhe për vetë kancelaren gjermane (Merkel), ne jemi të përkushtuar, por nuk ishim mjaft të suksesshëm, ndjeva mbështetje të madhe nga vendet tjera anëtare, ndërsa presidenca portugeze tha se do të angazhohet. Mund të konsideroni në mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë se do të vazhdojë të bëjë presion”, siguroi Rot.

Rot, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë për ndonjë progres deri në fund të këtij viti. Sidoqoftë, samit i udhëheqësve të BE-së do të zhvillohet më vonë këtë javë, ku kancelarja Angela Merkel përsëri ka mundësinë të flasë me homologun e saj të Partisë Popullore Evropiane, kryeministrin Bullgar Bojko Borisov.

Diplomatët në Bruksel po shprehin shpresë se takimi mund të japë fryte.

Por Partia Popullore Evropiane mbetet e heshtur për këtë çështje, është e paqartë nëse është taktikë apo mungesë interesi.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i PPE-së, partisë më të madhe politike në BE dhe më me ndikim në të gjitha institucionet e BE-së, për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, shërbimi i tyre për media dje shkurt u përgjigj për MIA-n se “nuk kemi asnjë koment”.

Debati i parë mbi raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut do të mbahet në Bruksel më 10 dhjetor, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Next Post
CIVIL: Lufta kundër korrupsionit është luftë për demokraci dhe të drejtat e njeriut

CIVIL: Lufta kundër korrupsionit është luftë për demokraci dhe të drejtat e njeriut

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk