Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot, duke filluar nga ora 11:00, do të mbajë seancën e rregullt të 26-të me disa pika në rendin e ditës me interes për qytetarët dhe programin e saj të punës.
Në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë disa ndryshime në ligje, përfshirë Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Zhurmës Mjedisore dhe Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Ambient Jetësor.
Në seancë, ndër të tjera, para ministrave do të prezantohet Draft Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë Veriore për vitin 2020, si dhe një Draft Program për ndryshimin e Programit për edukimin e mjekëve dhe personelit mjekësor, dorëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Qeveria thonë se opinioni do të informohet në lidhje me përfundimet dhe vendimet në seancë, e cila do të mbahet online.