Në Maqedoninë e Veriut autoritetet shëndetësore theksojnë se gjendja me koronavirusin COVID-19 është nën kontroll, ndërsa është në rënie numri i infektimeve.
Statistikat e fundit tregojnë se nga 23 deri 29 nëntor është regjistruar numri më i vogël i të prekurve nga Kovid-19, edhe ate për 9,9 për qind, përcjell INA.
Shkupi vijon të jetë një vatër e infektimeve. Të sëmurët janë të moshave të ndryshme, por më të prekurit janë mbi 60 vjet. Sa i përket vdekshmërisë në vend ka rënie për vetëm 1 për qind.
Sistemi shëndetësor ka nisur përgatitjet për vaksinimin.Të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësor, të punësuarit në ushtri, polici dhe të sëmurë kronikë.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se vaksinimi do të bëhet nga mjekë dhe infermiere që nuk punojnë me pacientë të sëmurë nga Kovid-19. Nga java e ardhshme do të fillojnë trajnimet në terren se si do të zhvillhet procesi i vaksinimit.