Thirrja e tretë për propozim projektet për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë do të shpallet sot.
Sipas Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir dhe Luigji Soreka, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, do të shpallin zyrtarisht thirrjen e tretë për propozime për bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mundësitë e financimit në dispozicion në këtë thirrje për komunat në zonën ndërkufitare do të prezantohen nga Goran Milevski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut dhe Zef Mazi, negociatori kryesor/koordinatori kombëtar për IPA-n i Republikës së Shqipërisë.
“Bashkëpunimi ndërkufitar është element kyç i politikës së BE-së ndaj fqinjëve të saj. Projektuar sipas parimeve të modelit të bashkëpunimit territorial të BE-së, CBC-ja e promovon bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe vendeve fqinje që ndajnë një kufi tokësor ose kalim detar. Maqedonia e Veriut ka krijuar bashkëpunim ndërkufitar me pesë vendet fqinje të saj. Deri tani, 14 projekte me vlerë gati 6 milionë euro janë dhënë gjatë periudhës së programimit IPA 2014-2020 (IPA 2) nën korniza të programit CBC, vetëm me Shqipërinë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.
Rajonet e Pollogut, Pellagonisë dhe ai jugperëndimor nga ana e Maqedonisë së Veriut, si dhe Korça, Dibra dhe Elbasani nga ana e Shqipërisë kanë të drejtën të aplikojnë brenda kësaj thirrje të tretë për propozime të projekteve. Rreth pesë milionë euro janë vënë në dispozicion për projekte me elemente të CBC-së deri në 800.000 euro për secilin prej tyre. Ata duhet të inkurajojnë turizmin, me këtë rast duke promovuar trashëgiminë natyrore, mbështesin bizneset lokale dhe konkurrencën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit. Programi IPA CBC bashkëfinancohet nga Qeveria.
Fillimi zyrtar i thirrjes së tretë për propozimet e projekteve për bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të shpallet sot në onlajn konferencë shtypi të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.