Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka thënë se duhet të jemi optimist deri në fund lidhur me mundësitë për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor sepse është në interes tonin. Linjat e kuqe, siç potencoi Mariçiq ku ishte mysafir në emisionin në Studio 10 në TV 24, nuk guxojnë të tejkalohen dhe beson në ekipin e Maqedonisë së Veriut se do të japin maksimumin që të hapen negociatat pa u rrezikuar interesat dhe identiteti.
“Duhet të jemi optimist deri në fund dhe të shpresojmë dhe të punojmë”, ka thënë ministri Mariçiq.
Për situatën në gjyqësi dhe qeverisjen e të drejtës, ka thënë se drejtësia tek ne arrin me faza, por se reformat do të zbatohen. Nuk mund, shton Mariçiq, të thuhet se gjithçka është njëjtë dhe e pandryshuar dhe se ka raste të mëdha të cilat janë hapur dhe mbyllur dhe se dy ministra të punëve të brendshme janë dënuar me dënim me burg dhe kryeministër i dënuar në arratisje.
“Disa dhimbje të vjetra në gjyqësi kanë mbetur. por nuk kemi hequr dorë nga ajo betejë për të sjell dhe të krijuar sistem në të cilin drejtësia do të dorëzohet. Supozimet ligjore janë sjell, implementimi është në vijim”, ka thënë Mariçiq