Maqedonia e Veriut është në pritje të takimit të Konferencë së parë të Këshillit të Ministrave të Unionit në fillim të këtij muaji dhe mundësisë së dhënies së dritës jeshile për kornizën e negociatave, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel dje me një mesazh se vendi ka ende një shans për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në këtë vit, gjatë kryesimit gjerman me Unionin.
Ajo në videokonferencën e djeshme me parlamentarët e kontinentit evropian, megjithatë, kancelarja tha se ata po përballen me vështirësi lidhur me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe se akoma ekziston nevoja e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Jemi duke u përballur me vështirësi të mundësojmë mbajtjen e konferencës me Maqedoninë e Veriut”, tha Merkel. Shqipëria, siç tha, ka bërë progres të madh, por në pyetje është nëse do t’ia dalim në kohë me Maqedoninë e Veriut, pasi akoma ekziston nevoja e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Më vonë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve, Merkel tha se shpreson se Maqedonia e Veriut këtë vit do t’i fillojë negociatat, derisa Shqipëria duhet të presë.
Nga ana tjetër shumë diplomatë të huaj nga vendet anëtare të BE-së për MIA-n konfirmuar se Maqedonia e Veriut pothuaj se sigurt do të bllokohet nga ana e Bullgarisë në këshillin e ardhshëm të ministrave të Unionit.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel u takuan sot që t’i shqyrtojnë konkluzionet të cilat duhet të miratohen më 8 dhjetor nga ana e ministrave për Punë Evropiane. Ambasadorët duhet përsëri të takohen të mërkurën
“Konsultimet vazhdojnë në këtë temë”, thonë nga Këshilli i BE-së.
Sipas informacioneve të MIA-s, nga konkluzionet është mënjanuar opsioni për përfshirjen e datës për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Sofjes për Shkupin, datat do të përfshihen në vetë kornizat negociuese kur ato të miratohen, sqarojnë diplomacitë e vendeve anëtare të BE-së.
Bullgaria në takimin e sotëm të ambasadorëve ka përsëritur se nuk do të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut në takimin e ardhshëm të ministrave më 8 dhjetor.
Opozitarja VMRO-DPMNE vazhdon me akuzat se kryeministri Zoran Zaev po negocion fshehurazi me Sofjen në ditët e fundit. VMRO-DPMNE i bëri thirrje Zaevit të shpallë publikisht se çfarë saktësisht po negociohet fshehurazi në Sofje këto ditë, përndryshe ata njoftuan bllokada për sot.të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nga ana tjetër, LSDM theksoi se negociatat me Bullgarinë kanë vazhduar për dy muaj dhe i bënë thirrje Mickoskit, siç theksuan ata, në vend që të përhapnin lajme të rreme, të përgjigjej për strukturat e kujt dhe për cilat qëllime.
Zaev theksoi në fundjavë se nuk kishte planifikuar një takim me Borisovin dhe se negociatat po zhvillohen në nivelin e grupeve të punës, të udhëhequr nga ministrat e jashtëm, dhe gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, të cilat janë theksuar në mënyrë të përsëritur nga udhëheqja e shtetit. Zaev javën e kaluar tha se nuk do të ketë negociata për gjuhën dhe identitetin, ato nuk janë në tryezën e bisedimeve dhe se askund në botë nuk bëhen negociata për identitetin dhe gjuhën e tyre amtare.
Në mosmarrëveshja bullgaro-maqedonase u përqendruan dje disa ish zyrtarë të lartë bullgarë, por edhe media rajonale dhe botërore. Dje, ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev, i cili beson se jemi në një moment historik, e theksoi qëndrimin e tij në një analizë për gazetën e Sofjes “24 orë”.
“Bullgaria mban një përgjegjësi të madhe për atë që ndodh në rajon. Zgjidhjet që do të miratohen këtë javë në Sofje, Shkup, Berlin dhe Bruksel, me siguri do të ndryshojnë drejtimin e zhvillimit. Unë shpresoj se do të jetë për të mirë. Uroj sukses, tha ish Presidenti Bullgar Rosen Plevneliev në një analizë për “24 orë” në Sofje.
Ai konsideron se udhëheqja politike e Shkupit bëri një hap të gabuar dhe një gabim historik 25 vjet më parë, kur vendosi të konfrontohet me Greqinë, si një anëtare e BE dhe NATO, duke harruar se parimet themelore të atyre organizatave janë konsensusi, kompromisi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Sipas Plevnelievit, nëse atëherë do të zgjidhej kompromisi dhe bashkëpunimi me Greqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i ishte bashkëngjitur BE-së bashkë me Bullgarinë, Rumaninë ose Kroacinë, nëse jo edhe para tyre.
“Krerët e vendit përballen sot me të njëjtën dilemë – të konfrontohen ose të bashkëpunojnë me Bullgarinë, një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, konsideron Plevneliev.
Ai në analizë shtoi se udhëheqja në Shkup nuk duhet të presë që Bullgaria “të heqë dorë nga historia e saj e pasur nën presion ndërkombëtar”.
“Nuk është një plan i mirë që kryeministri Zaev të vazhdojë të përpiqet për një pakicë maqedonase në Bullgari, sepse ajo kurrë nuk ka ekzistuar. Në Shkup janë të brengosur se Bullgaria nuk do të njohë identitetin dhe gjuhën e tyre. Kjo nuk është e vërtetë”, shkruan ish-presidenti bullgar.
Sipas tij, tani nuk guxon të lëshohet momenti për zgjidhjen e keqkuptimeve midis Shkupit dhe Sofjes, sepse vitin e ardhshëm mund të jetë më i vështirë sepse “ekziston mundësia në Bullgari të ketë qeveri të re të populistëve të majtë dhe të djathtë nën kapelën e Presidentit populist Radev, i cili tashmë edhe publikisht bën thirrje që procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE të ndalet, derisa të arrihet një marrëveshje e qartë dypalëshe e detyrueshme midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për të pastruar të gjitha çështjet bilaterale”.
Ish ministrat bullgarë të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Ivajlo Kalfin dhe Bojko Noev në tekstin në Offnjuz.bg kushtuar marrëdhënieve midis Shkupit dhe Sofjes vlerësojnë se nxitimi gjithmonë ka qenë këshilltar i keq në politikë, ashtu si nënvlerësimi i problemeve dhe vonimin e zgjidhjes së tyre,
“Problemet shumështresësh nuk mundet të zgjidhen pa lidership politik. Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut erdhën deri në një udhëkryq të rëndësishëm në komunikimin e tyre dhe e ardhmja e tyre varet nga drejtimi në të cilin do të nisen. Çelësi për vendet tona të jetojnë së bashku në Evropë është guximi politik dhe garancitë e forta se ajo që na ndau, nuk do të përsëritet”, konsiderojnë të dy ish ministrat.
Sipas tyre, marrëdhëniet midis të dyja vendeve janë “thellësisht nën ndikim të historisë së përbashkët dhe vështirë të çlirohen nga konstradiktat, të cilat, si rregull, vendosen dhe marrin hov nga faktorë të jashtëm”.
Sipas tyre, Bullgaria ka përgjegjësi dhe interes historik të jetë motor i zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sa është e mundur më shpejt duhet të fillojnë për anëtarësim Me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë.
Ata u bëjnë thirrje autoriteteve në Sofje dhe në Shkup të fillojnë dialog aktiv të nivelit të lartë dhe të ndërmarrin obligim të përbashkët se gjatë muajve të ardhshëm zyrtarisht do t’i njoftojnë shtetet e tjera të BE-së se vendi është i gatshëm të fillojë negociata për anëtarësim.