Këtë 22 Nëntor, Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe dhe festës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e kremtojmë 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit ku u unifikua alfabeti shqiptar dhe e kujtojmë punën e palodhshme nëntëditore rezultati i së cilës është dhurata më e çmuar për një popull – Alfabeti i standardizuar me të cilin do të vazhdohet të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe e kënduar.