Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas vetos bullgare tha se sot është humbur mundësia për t’u harmonizuar korniza e negociatave dhe mundësia tjetër është në dhjetor.
“Bisedimet vazhdojnë që sot me qëllim që të gjejmë mënyrë për t’i tejkaluar dallimet. Për ne e rëndësishme është që të kemi konferencë ndërqeveritare në dhjetor”, tha Bujar Osmani.