Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk dëshiron të paragjykojë se kur do të mund Kuvendi të votojë për propozimin e tij për plotësimin e Rregullores për punën e Parlamentit, me çka mundësohet që deputetët me test pozitiv për Kovid-19 dhe me vendim për izolim për shkak të kontaktit me person të infektuar të mund onlajn të përfshiehn në punën e Parlamentit dhe trupat e punës. Edhe pse, siç thonë për MIA-n, ka kontakte joformale me deputetët lidhur me propozimin do të presë që grupet e deputetëve edhe formalisht të deklarohen për propozimin për çka do ta vendos në seancë.
Për momentin, sipas informacioneve nga Kuvendi, gjashtë deputetë nuk kanë mundësi të marrin pjesë në punën e Parlamentit për shkak të kovid-19.
Xhaferi sqaroi se propozimi ka të bëjë vetëm për deputetët të cilët për shkak të Kovid-19 nuk do të mund të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve dhe do të jenë në mjekim shtëpiak ose izolim shtëpiak. Deputetët këtë do të duhet ta dëshmojnë me vendim të Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror.
Në propozimin, që pritet sot të shpallet publikisht, Rregullorja plotësohet me procedurë për konfirmim se deputeti ka vendim dhe procedurë për thirrje për votim.
Deputeti, thotë Xhaferi, me emër do të bëjë thirrje për të votuar, ndërsa fytyra e tij do të shfaqet në njërin prej ekraneve në sallë. Tani për tani ende nuk është vendosur nëse për këtë do të shfrytëzohen platformat si Zoom, Skajp ose aplikacione të tjera.
“Kjo duhet të zgjidhet në varësi nga ajo që është më e sigurt”, thotë kryetari i Kuvendit.
Propozimi është parashtruar me procedurë të shkurtuar, por Xhaferi nuk deshi të thotë kur ai do të mund të jetë në seancë sepse dëshiron ta dëgjojë mendimin e të gjitha grupeve të deputetëve. Deri më tani, thotë se ka pasur vetëm bisedime joformale me deputetët për propozimin dhe do të dëshironte ta dëgjojë qëndrimin e tyre zyrtar para se ta vendos në rend dite. Duhet të merret parasysh, thotë ai, se të hënë fillon debati i komisionit për Propozim buxhetin për vitin 2021.