Ekonomia gri, e cila zë rreth 37% të prodhimit të brendshëm bruto, mund të luftohet vetëm përmes masave që do të kontribuojnë që rreziku i operimit brenda zonës gri të jetë më i lartë se benifitet e saj, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në debatin për buxhetin 2021 në MTV, ku marrin pjesë Kryeministri Zoran Zaev dhe ekspertë të ekonomisë.
– Ajo që ne duam të arrijmë, në fjalorin ekonomikë, është të rrisim koston e oportunitetit të ekonomisë gri, dmth me fjalë të popullit – do të thotë që rreziku prej ekonominë gri të jetë më i madh se benifiti nga ekonomija gri. Masat do të ulin përfitimiet, sepse në ekonominë formale është më thjeshtë të punohet. Duke forcuar kontrollet, do të krijohet një vetëdije që mund të humbish më tepër sesa mund të fitohet – thotë Besimi.
Besimi përmendi dixhitalizimin si masa për të luftuar ekonominë gri, masa të mëtejshme që do të forcojnë ndërgjegjësimin për taksat dhe do të motivojnë taksapaguesit për të përmbushur detyrimet e tyre, involvimi I subjekteve në ekonominë formale , por gjithashtu edhe kontrollet e forcuara.