Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të ketë edhe pako të pestë të masave ekonomike. Në një intervistë në TV Sitell, ai ka thënë se qytetarët dhe kompanitë duhet të llogarisin se e kanë shtetin dhe se Qeveria do të bëjë çmos që të ruajë ata dhe vendet e punës, përcjellë drejt.mk.
“Qytetarët mund të llogarisin në ndihmën e shtetit dhe jo vetëm qytetarët, por edhe kompanitë. Kjo pako e fundit e masave ekonomike është plotësuar edhe me muzikantët, transportuesit privat, çerdhet private e të tjera. Edhe në të ardhmen do të ketë pako të pestë të masave ekonomike, thjeshtë duam të sigurojmë kushte për punë. Duam ti mbrojmë vendet e punës dhe të fusim kapital të freskët në ekonomi. Disa kompani punojnë me përfitime, si markete, barnatore dhe të ngjashme. Më rëndë e kanë ata që gjithë kohës janë të mbyllur. Ata janë pako me solidaritet, prandaj do të arrijmë sukses”, tha kryeministri Zaev në intervistën e sontme në Sitell.
Këtë parashikim optimistik ai e mbështet në kondicionin e shëndoshë të buxhetit. Zaev bëri krahasim me të ardhurat në buxhet në tetor të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku tha se janë realizuar proeksionet për të hyra dhe se buxheti po mbushet me rregull.