Ekziston optimizëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë, këtë e pash edhe në paraqitjen e Zaharievës edhe tek Bojko Borisov, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, në intervistën e tij në lajmet qëndrore në TV Sitell.
“Është e mirëseardhur ndihma e Gjermanisë dhe jemi mirënjohës për atë ndihmë. Kërkohet zgjidhje, të dyja palët dëshirojnë që zgjidhja të gjindet. Më vjen mirë që takimet mes grupeve punuese, takimet dhe kontaktet mes ministrave po japin rrezultate. Bullgaria e ktheu fokusin e BE-së ndaj Ballkanit”, deklaroi Zaev.
Lidhur me emrin e shtetit dhe gjuhën, kryeministri Zaev potencoi se në këtë moment mund të gjindet zgjidhje për të gjitha dilemat dhe çështjet e hapura.
“Mund të formohet deklaratë ose notë se Republika e Maqedonisë së Veriut ose Maqedonia e Veriut si emër i shkurtër referojnë në territorin e shtetit tonë dhe atë që është edhe aktualisht në Kushtetutën tonë, se nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt dhe as ndaj Bullgarisë. Lidhur me gjuhën të vazhdojmë me marrëveshjen bilaterale, se për ne gjuha maqedonase është në përputhje me Kushtetutën dhe gjuha bullgare është në përputhje me Kushtetutën e tyre. BE e pranon gjuhën maqedonase dhe ajo është në të gjitha përkthimet e mbledhjeve të cilat mbahen në të gjitha trupat dhe institucionet evropiane”, ka shtuar Zaev.