Me 1.085 persona që ishin pozitivë në kovid në vend numri i të infektuarve dje për herë të parë tejkaloi 1.000. Nga rastet e sapodiagnostikuara më së shumti ka në Shkup-447, në Strumicë-80 dhe në Kumanovë-69.
Numri i të sëmurëve shënon rënie në gjithë kontinentin evropian. Sipas të dhënave të Uorlldmeters të publikuara dje në Evropë janë regjistruar mbi 140 mijë raste të reja me virus korona, me çka numri i pozitivëve në kontinent është 9 851 825. Si edhe në gjithë Evropën edhe në Ballkan po ndizet epidemia e virusit korona dhe për çdo ditë po shënohen rekorde të reja të zeza.
Numër rekord i të sëmurëve dje janë shënuar në Serbi 1.817 persona, në Bullgari 2.891, në BeH 1.912, në Rumani 6.546, në Shqipëri 319. Në Kroaci dje u regjistruan 2.769 raste të reja, në Malin e Zi 320, në Slloveni 1.796.
Ministria e Shëndetësisë te ne dje informoi edhe për 12 të vdekur dhe 283 pacientë të shëruar. Në mesin e të vdekurve më i riu në moshë është 27 vjeçari nga Kumanova, ndërsa më i moshuari është një tetovar 87 vjeçar. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitali.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 31.572 numri i pacientëve të shëruar është 20.731, i të vdekurve është 994, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.847.
Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin nëpër qytete më së shumti raste aktive ka në Shkup 4.584, në Strumicë 55, Tetovë 547, Prilep 494 dhe Kumanovë 439.
Nga komunat e Shkupit, sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, për nga numri i rasteve aktive më së shumti ka në Aerodrom – 788, Karposh – 682, Gazi Babë – 671, Qendër – 592, Kisella Vodë – 588 dhe Gjorçe Petrov – 388.
Mbi njëqind raste aktive ka edhe në komunat Çair -233, Butel – 227 dhe Ilinden -101.