Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se Shtabi i Krizës dhe Këshilli Ekonomik nuk mendon karantinë të plotë për sektorin hotelerik, përkatësisht mbylljen e plotë të këtij sektori, por kjo do të varet nga numri i të infektuarve në vend.
“Nëse ndodh ajo, ne do ta ndihmojmë sektorin turistik dhe hotelerik ashtu siç ishte deri tani:” tha Bekteshi
Ministri i Ekonomisë shtoi se ky sektor u përfshi në katër masat ekonomike që i miratoi Qeveria.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme që Maqedoni për herë të parë u shënuan 1.085 raste të reja me coronavirus.