Në kuadër të projektit “Përmirësimi i shërbimeve sociale”, financuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, komuna e Çairit, përmes projektit “Qendra Ditore për personat në moshë”, do të sigurojë kujdes ditor si dhe aktivitete rekreative, kulturore dhe edukative për personat në moshë, në komunën e Çairit.
“Në Qendrën që do të hapet në komunën e Çairit, do të ofrojmë ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë e që janë në moshë të shtyrë. Faza e parë e projektit do të zgjasë 5 vite. Ne aplikuam dhe i përmbushëm të gjitha standardet. Projekti është i mirë, pasi do të punësohen edhe njerëz profesionistë. Do të mundemi të kyçemi edhe me vullnetarë që duan të na bashkëngjiten, por që do kenë edukim të mirëfilltë dhe do të licencohen nga institucionet kompetente.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.