Gjatë natës së kaluar janë paraqitur tre aksidente komunikacioni që kanë ndodhur për shkak kafshëve në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, informojnë nga SPB Tetovë. Në të tre incidentet nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material i automjeteve.
“Në periudhën gjysmë ore pas mesnatës deri në orën 6:30, janë raportuar tre aksidente trafiku në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup. E para afër mbikalimit ‘Çradeçki’ dhe pompës së benzinës, shkaktuar nga kafshët, në të cilën janë përplasur automjete udhëtimi ‘BMW’ dhe dy autobusë. Askush nuk u lëndua, dhe u shkaktua vetëm dëm material”, kumtoi sot Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Ekspertizë kanë bërë ekipe nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë