• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Partitë të ndara rreth modelit të zgjedhjeve lokale

October 14, 2020
in INFO
Partitë të ndara rreth modelit të zgjedhjeve lokale
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet lokale pa balotazh cenojnë procesin demokratik. Ky qëndrim i kryeministri Zaev vjen pas kërkesës së kreut të VMRO-së Mickoski i cili kushtëzon ndryshimet në Kodin Zgjedhor me ndryshimin e modelit të zgjedhjeve lokale. Zaev thotë se ky model zgjedhor duhet diskutuar, por në rast se rrezikohet legjitimiteti i përfaqësuesve, nuk do të merret në konsideratë.

“E drejta e votës dhe vendimit se kush do të bëhet deputet, kryeministër ose president është e drejta më e shenjtë në demokraci. Nëse një demokraci të tillë e shkurtojmë dhe bëjmë që shumica e pashprehur të zgjedhë, atëherë procesi bëhet i diskutueshëm. Njerëzit çdo ditë e më pak dalin në votime, por në vendin tonë janë numrat më të mëdhenj. Kur një kandidat fiton me vota nën 51 për qind, vërtet mbetet e diskutueshme zgjedhje e përfaqësuesve”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Nga BDI thonë se marrëveshja politike është për model zgjedhor me lista të hapura në zgjedhje lokale. Ideja për zgjedhje pa balotazh duhet diskutuar brenda në parti dhe mes partnerëve.

“Çdo ide tjetër për ndryshime të tjera eventuale në Kodin Zgjedhor do të jetë objekt i analizave dhe shqyrtimeve brenda partisë”, thonë nga BDI.

Opozita shqiptare nuk mbështet idenë për zgjedhje lokale pa balotazh. Sipas tyre, rëndësi duhet t’i kushtohet pastrimit të listës zgjedhore dhe listat e hapura për këshilltarë komunal.

“Si fillim të pastrohet lista zgjedhore dhe pastaj të diskutohet modeli zgjedhor. Ne mbështesim modelin me lista të hapura për këshilltarë. Balotazhi për kryetar komune duhet të mbetet”, thonë nga ASH-AAA.

Në kuadër të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor Qeveria ka paralajmëruar edhe përfshirjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së brenda dispozitave ligjore. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka paralajmëruar dorëzimin e propozimit në Kuvend para festave të fund vitit.

Next Post
Aksion i madh policor kundër trafikantëve të  migrantëve

Aksion i madh policor kundër trafikantëve të migrantëve

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk