• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Sonte nga mesnata hiqet PCR testi për kalimet kufitare

October 11, 2020
in INFO
Sonte nga mesnata hiqet PCR testi për kalimet kufitare
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar nga ora 00 e datës 12 tetor, qytetarët brenda shteteve të rajonit do të mund të lëvizin pa qenë të obliguar për të dorëzuar test PCR negativ. Vendimi ende mbetet në fuqi, deklaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe se pritet se me të njëjtin, kalim pa kushte të lejojnë edhe shtetet tjera për shtetasit e RMV-së.

Nga Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar se me hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë, edhe Kosova do të lejojë hyrje pa kushte për shtetasit e këtyre vendeve. “Heqja e PCR testit është çështje reciprociteti. Nëse e heq Maqedonia e Veriut nesër, këtë do ta bëjmë menjëherë edhe ne”, tha Faik Hoti – Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Hapja e kufijve po ndodh në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve, deri në 393 të infektuar në ditë. Klinika Infektive që përdoret si Kovid qendër nga dje ka mbushur të gjithë kapacitetin dhe nga sot në funksion vihet edhe spitali mobil në Qendrën Klinike. Por, autoritetet shëndetësore të bindura, heqja e testit nuk ka ndikim në gjendjen epidemiologjike. “Në fillim të krizës, rreziku kryesor ishte, nga i ashtuquajturi importi i virusit. Nuk kishte transmetim lokal, kurse tash, ja me masat për test PCR në kufij, del se transmetimi lokal është problemi më i madh”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Testet PCR gjatë kalimit me kufijtë e rajonit u larguan edhe gjatë muajit korrik, por hynë në fuqi pas disa ditësh për shkak të rrezikut të rritjes së rasteve pozitive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. Si shenjë revolte, të njëjtin vendim e ndërmori edhe Qeveria e Kosovës. Ndërkohë, për në Bullgari dhe Greqi ende nuk ka lëvizje pa teste.

Next Post
Lajmi i fundit nga Qeveria për udhëtime në vendet e rajonit

Lajmi i fundit nga Qeveria për udhëtime në vendet e rajonit

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk