Shumica parlamentare ka ngelur pa dy deputetë dhe me këtë është rrezikuar kjo shumicë në institucionin ligjdhënës. Rrezikimi i shumicës parlamentare vjen pas infektimit të dy deputetëve me virusin kovid 19. Pas Ismail Jahoskit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i infektuar rezultoi edhe deputetii LSDM-së nga Ohrit, Llaze Tanevski. Pa mbështetjen e opozitës është e pamundur të miratohet ndonjë ligj i ri, meqë për shumë ligje nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave. Përmes një statusi në rrjetet social Fejsbuk Tanevski konfirmoi se është i infektuar. “Për shkak të një udhëtimi privat të domosdoshëm, me vetë-iniciativë bëra test për COVID 19. Fatkeqësisht edhe pse respektova të gjitha masat dhe protokollet, testi është pozitiv. Ndjehem mirë dhe nuk kam simptoma. Masën për izolim do ta respektoj, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë të vendit tonë.”