Do të jem i kujdesshëm në përgjigjet e kërkesave të Bullgarisë për zgjidhjen e çështjes me Goce Dellçevin dhe për gjuhën, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, duhet të arrihet zgjidhje që do të sjellë fitime për të dyja palët dhe do të jetë për mirëqenien e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“E dini që jemi të fokusuar në mundësinë për zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje që është e drejtë para nesh. Gjithsesi, garancia për çështje të identitetit është konfirmuar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa kjo është gjuha maqedonase dhe populli maqedonas. Unë besoj se të gjitha ato dokumente, komente të cilat dalin janë vetëm dëshirë për zgjidhje të këtij kapitulli të katër historik apo figura e gjashtë historike që mund të jetë mundësi e shkëlqyer që të na bashkojë, të na afrojë, ta përforcojë miqësinë dhe të ngjashme. Do të jemi të kujdesshëm në komentet për shkak të kësaj që e dimë që duhet të arrihet zgjidhje e cila do të sjellë fitime për të dyja palët dhe do të jetë për mirëqenie dhe për pasoja pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe të Bullgarisë”
Zaev tha se shumë shpejtë shpresojnë që do ta realizojnë vizitën në Sofje ku do të munden të bisedojnë për aq shumë projekte të përbashkëta, para së gjithash, projekte ekonomike.