• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Zaev: Mickoski edhe më i keq se Gruevski për bisedime

October 1, 2020
in INFO
Zaev: Mickoski edhe më i keq se Gruevski për bisedime
Share on FacebookShare on Twitter

Pakoja e masave antikrizë është në të mirë të qytetarëve, të shpëtojmë ekonominë, standardin dhe mbrojtjen e nderit të prindit para fëmijës, për këtë punohet. Nuk është gjithçka për kritikë, diçka është për mbështetje, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën për TV Star lidhur me akuzat e opozitës për pakon e katërt të masave për përballje me pasojat e krizës së kovidit.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE “zhvillon kritikë boshe pa argumente”, duke theksuar se kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski doli në konferencë për shtyp gjysmë ore pas publikimit të masave, duke theksuar se nuk janë të mira. “Nuk ka pasur as kohë t’i lexonte dhe thotë se asgjë nuk bën, thotë se kjo nuk është asgjë, ndërsa lëshojmë pako prej 470 milion euro”, tha Zaev.

“Nuk mund të uleni me Mickoskin për të rënë dakord, ai bisedon për të mos u marrë vesh, në periudhën e kaluar prej tre vitesh sa është ai kryetar i VMRO-DPMNE-së, asnjë punë nuk dakorduam, me Gruevskin dakorduam qeverinë e Përzhinës, Prokurorinë speciale, nuk ka asnjë punë për të cilën kemi rënë dakord me Mickoskin”, shtoi Zaev.

Kryeministri theksoi se opozita duhet të jetë ndjekës i punës së pushtetit, korrigjues i punës së saj, ndërsa VMRO-DPMNE vazhdon me fjalë urrejtëse dhe “qeveria ende nuk ishte zgjedhur, ndërsa ata dolën në protesta”.

“Atë mund të shpjegojë me narcizëm dhe frustrim vetëm që të ruajë karrigen në Pallatin e Bardhë, kryetar i VMRO-DPMNE, gjithçka shkel para vetes, kjo nuk është mirë. Nëse opozita është e dobët – është keq për shtetin, është keq për LSDM-në, të ketë opozitë të mirë është përfitim për qytetarët. Ne mund të vazhdojmë edhe kështu, vendi përsëri do të shkojë përpara dhe LSDM do të fitojë, VMRO-ja do të humbasë, por dëshiroj të punoj bashkë me opozitën, të ndjejë se të gjithë bashkë jemi përgjegjës”, tha kryeministri Zaev në intervistën për TV Star të Shtipit.

Next Post
Ordinancë gjinekologjike në Shuto Orizarë, Filipçe dakordohet me gjinekologun

Ordinancë gjinekologjike në Shuto Orizarë, Filipçe dakordohet me gjinekologun

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk