Lisa Bauta Shaqiri, opinioniste dhe juriste, në panelin e CIVILit “Diskriminimi dhe punësimi në sektorin publik dhe privat”, theksoi se duhet të bëhet dallimi mes kritereve që i imponojnë punëdhënësit, dhe politikat që i imponojnë politikanët.
Kandidatët që duhet të konkurrojnë për vend pune, duhet ta mbajnë barrën dhe njëkohësisht të jenë bartës të vendimit nëse do të mësojnë një gjuhë tepër, dhe jo anasjelltas, që thotë se në çdo kompani duhet të ketë kritere të caktuara”, tha Bauta Shaqiri.
“Ky problem është më tepër shoqëror sesa politik, nuk mund të luftosh kundër diskriminimit nga më lartë, me imponimin e masave të këtilla, qasja është shumë e keqe”, shtoi Bauta Shaqiri.