Qeveria do të ndajë kartela pagesore të cilët do të përfshijnë 280 mijë qytetarë të kategorive të ndryshme.
“Këtë radhe kartelat pagesore, janë në vlerë prej 6000 denarësh dhe do të fitojnë 5726 prind vetëushqyes, pensioner me pension 15.000 denarë, gjegjësisht 182 271 bashkëqytetarë tanë, të papunësuar të cilët janë kërkues pasiv të punës, artistë të pavarur dhe të punësuarit e filmit, të punësuarit e kulturës, numri i të cilëve është 5200.
Kartelë pagesore ‘Blej vendore’ do të fitojnë edhe 540 studentë, të cilët në paketin paraprak nuk i kanë fituar këto kartela. Poashtu mbështetje për standard të studentëve dhe nxënësve nga 404 milion denarë, fitojnë 884 studentë dhe 347 nxënës.
Gjithashtu do ti ndihmojmë edhe ata qytetarë që janë mbi 74 vjet dhe që nuk kanë pension, as të shtetit dhe që janë me të ardhura më të ulëta se 15.000 denarë ose aspak nuk kanë të ardhura. Kjo masë përfshin mbi 280 000 bashkëqytetarë tanë.”, tha Zaev.