Në manifestimin qëndror të pavarësisë së shtetit, kryeministri Zoran Zaev tha se 29 vite më parë u realizua ëndërra e shumë gjeneratave për shtet të pavarur. Ndërsa sot, shtoi Zaev, festojmë këtë ditë të lirë dhe të hapur me botën.
Zoran Zaev:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, na qoftë me fat dhe për shumë vite 8 Shtatori – Dita e pavarësisë. 🇲🇰🇲🇰🇲🇰
Para 29 viteve, më 8 shtator, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjithë brezave të këtij vendi ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e shtetit.
Ëndërra e gjeneratave të mëparshme për shtet të pavarur dhe të lirë u realizua. Këtë vit të lirë dhe të hapur ndaj botës e festojmë pavarësinë!