Një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Sërbisë, që do të rrumbullaksohej me njohje reciproke mes dy vendeve do të ketë efekt jo vetëm për dy palët, por për gjithë rajonin. Sipas kryetarit të Këshillit Veri-Atlantik, Ismet Ramadani, një zgjidhje e problemit shumë dekadësh mes Prishtinës dhe Beogradit, do të sillte për gjithë rajonin paqe, zhvillim dhe përshpejtim të proceseve integruese. Kur arrihet marrëveshje zakonisht ajo bëhet me kompromise, të cilat japin mundësi të interpretohen se të dy palët janë të kënaqura ose të dy palët në disa çështje të marrëveshjes mund të kenë rezervat e tyre. Mirëpo Ramadani në një deklaratë për drejt.mk, thotë se duke e pasur parasysh fuqinë dhe ndikimin e SHBA-ve në përmasa botërore dhe këtu në Ballkan, ato rezerva apo pakënaqësi eventuale, me kalimin e kohës do të kompenzohen deri në arritje të një marrëveshje definitive me njohje reciproke të dy shteteve.
“Kjo arritje në të njëjtën kohë pra do të sjellë stabilitet të qëndrueshëm në rajon duke patur impakt në raporte të ndërsjella midis shteteve të Ballkanit dhe ku theks të veçantë do të ketë e ardhmja e rajonit. Ndërsa, e kaluara historike shpesh herë konfliktuoze, do të relativizohet aq sa nuk do jetë pengesë për një zhvillim të marrëdhënieve të reja paqësore midis Ksovës dhe Sërbisë, e cila do të ketë ndikim pozitiv në shumë dimenzione edhe në shtetet fqinje me Kosovën e Sërbinë, siç është Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina. Kjo në të njëjtën kohë përshpejton edhe integrimin në BE që në një mënyrë edhe BE-ja do jetë e kyçur për aq sa ka mundësi dhe interes që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e saj”, deklaroi Ismet Ramadani për drejt.
Nëse kemi parasysh tërë kompleksivitetin e raporteve meidis Kosovës dhe Sërbisë të cilat pothuajse janë armiqësore, atëherë Ramadani vlerëson se një nënshkrim i një marrëveshjeje për normalizim ekonomik në Uashington, ka një rëndësi të veçantë. Ai thotë se këtu duhet ta kemi parasyshë edhe faktin se kjo ndodh në Uashington me ndërmjetësim të vetë presidentit Tramp dhe administratës së tij që në një mënyrë garanton implementim të marrëveshjes ekonomike dhe investime në infrastrukturë dhe në zhvillim ekonomik, sipas disa të dhënave deri në 13 miliard dollarë. Kjo shton Ramadani, në të njëjtën kohë e bën irelevante fuqinë ushtarako politike të Sërbisë ndaj Kosovës sepse SHBA aty ku investojnë në të njëjtën kohë edhe garantojnë atë kapital.
– Përfitimet ekonomike të Maqedonisë së Veriut nga Marrëveshja Kosovë-Sërbi
Investimet prej 13 miljard dollarë amerikan në Kosovë, sipas kryetarit të Këshillit Veri-Atlantik, Ismet Ramadani, e bëjnë që marrëveshja detyrimisht të përfundojë me njohje reciproke mes dy palëve, me qëllim që të garantohet investimi i SHBA-ve. Por, nga ky investim, që kryesisht do të jetë në infrastrukturë dhe lidhja me portin e Shëngjinit, Ramadani thotë se do të sjellë përfitime edhe për ekonominë e vendit tonë.
“Shteti jonë pra do ketë qasje efektive në një infrastrukturë moderne të Kosovës e cila jep mundësi që mallrat dhe kapitali pra të qarkulljnë pa pengesa sidomos me modernizimin e portit të Shëngjinit, i cili do sjellë shumë benifite për ekonominë dhe tregëtinë e Maqedonisë së Veriut”, vlerëson Ramadani.
Arben Zeqiri / drejt.mk