Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e vazhdoi mbledhjen konstituive në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i shtëpisë ligjvënëse. Me 62 nënshkrime të deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, BDI-së dhe PDSH-së, Talat Xhaferi është propozuar edhe për një mandat katërvjeçar për kryetar të Kuvendit.
Numri i nënshkrimeve për propozimin e Xhaferit tregon se në Kuvend ka shumicë rreth marrëveshjes së liderëve të LSDM-së dhe BDI-së për formimin e koalicionit qeveritar.
Kryetari i Kuvendit zgjidhet me 61 vota.
Mbledhjes i parapriu koordinimi i grupeve të deputetëve me Xhaferin për rrjedhën e mbledhjes plenare, ndërsa koordinime patën edhe grupet e deputetëve. VMRO-DPMNE-ja opozitare gjithashtu pati koordinim të sajin, ku mori pjesë edhe lideri i partisë, Hristian Mickoski.
Në fillim të mbledhjes, Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE kërkoi, nëse Xhaferi është propozim për kryetar të Kuvendit, mbledhjen ta udhëheqë ndonjëri nga zëvendësit.