• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Shabani: KSHZ në procedurë standarde i kontrollon të dhënat për rezultatet e zgjedhjeve të KKZ

July 16, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Shabani: KSHZ në procedurë standarde i kontrollon të dhënat për rezultatet e zgjedhjeve të KKZ
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pritet që në orët pasdites të mbajë seancë në të cilën duhet të kumtohen rezultatet përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet. Në Komision tani bëhet kontrollimi i të dhënave që mbrëmë i kanë dërguar komisionet komunale zgjedhore, që është procedurë standarde dhe e zakonshme pas gjitha zgjedhjeve, deklaroi për MEDIAL-n zëdhënësi i Komisionit Admir Shabani.

“Kanë arritur të gjitha të dhënat dhe materialet e KKZ-së. Tani bëhet procedura standarde gjegjësisht kontrolli i të dhënave të vendosura në soufterin e KSHZ-së me të dhënat e procesverbaleve numër 16 dhe numër 21, që i përmbajnë numrat e votimit në vendvotime. Pasi të përfundojë kontrolli, KSHZ në orët e pasdites do të ketë seancë ku do të kumtohen rezultatet përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet”, deklaroi Shabani.

Pas kumtimit të këtyre të dhënave fillojnë të ecin afatet për ankesa nga partitë politike.

KSHZ, edhe pse paralajmëroi se rezultatet nga votimi do të kumtohen shumë shpejtë, nuk mund ta bëjë këtë sepse ka pasur problem me ueb faqen për publikim. Ueb faqja e KSHZ-së nuk funksionon edhe tani, ndërsa kjo sipas Shabanit është për shkak se punohet në faqen e Komisionit dhe kontrollohet momenti i sulmit.

“Po detektohet problemi sepse supozohet se është sulm i jashtëm”, deklaroi zëdhënësi i KSHZ-së.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme kryetari i  KSHZ-së Oliver Derkoski deklaroi se sulmi është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme personalisht te ministri dhe se presin që pjesëtarët e policisë të vijnë te Komisioni. Siç thotë Derkovski, bëhet fjalë për sulm hakerik nga jashtë dhe se rasti po hetohet.

Derkovski në një deklaratë për Telmën gjithashtu tha se nuk janë të sakta dhe i përgënjeshtron informacionet që dolën në opinion se një javë para zgjedhjeve është lidhur marrëveshje për ueb faqen e KSHZ-së.

Next Post
CIVIL: Patëm zgjedhje të lira dhe të sigurta, problemi i KSHZ me rezultatet i hedh një hije të madhe procesit

CIVIL: Patëm zgjedhje të lira dhe të sigurta, problemi i KSHZ me rezultatet i hedh një hije të madhe procesit

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk