• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

“Voto!” – Nisma e re e CIVIL-it për pjesëmarrje qytetare dhe dalje në zgjedhje

July 7, 2020
in INFO
“Voto!” – Nisma e re e CIVIL-it për pjesëmarrje qytetare dhe dalje në zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi e filloi nismën “Glasaj/Voto” në mediat sociale për të inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të dalin në votime më 15 korrik. Zgjedhjet erdhën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit publik ishte përparësi. Prandaj, CIVIL bën thirrje për të hedhur votë, por edhe për aderimin maksimal të masave të mbrojtjes nga koronavirusi në ditën e zgjedhjeve.

Figura të njohura publike, aktivistë qytetarë, aktorë, muzikantë, gazetarë e njohën rëndësinë e të drejtës së votës dhe pse pjesëmarrja më 15 korrik është e nevojshme dhe e mbështetën nismën e CIVIL-it. Kështu, kjo nismë u mbështet nga: Pero Arsovski, aktor dhe mbështetës i madh i vlerave demokratike dhe evropiane, Dorina Ajdini, aktiviste qytetare dhe prezantuese e njohur në TV, Irena Sterijovska, regjisore dhe aktiviste, muzikanti Mirko Popov, i njohur edhe si PMG Kolektiv, gazetar dhe aktivist, Zoran Kardulla, stilist dhe aktivist, Bubo Karov, artist multimedial, Katerina Kollozova, profesoreshë universitare dhe aktiviste qytetare dhe të tjerë.

Ata ftojnë qytetarët të dalin përmes video adresimeve, statuseve në Facebook, me kornizën në Facebook “Glasaj/Voto” përmes ilustrimeve dhe mënyrave të tjera krijuese. Në fjalimet e tyre publike, mbështetësit e njohur të nismës shpjegojnë pse është e rëndësishme të votohet, cilat janë përfitimet e ushtrimit të së drejtës së votës, çfarë i motivon ata të jenë aktorë aktivë në shoqëri, se si zgjedhjet kontribuojnë në demokraci dhe, natyrisht, si duhet mbrojtur dhe të jemi të sigurt nga Kovid-19 në ditën e zgjedhjeve.

Përmes nismës së CIVIL-it, qytetarët mund të informohen për të drejtat e tyre dhe të gjitha aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, përmes uebfaqes së re GLASAJ, VOTO.CIVIL.ORG.MK. 

Ndër të tjera, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në këtë faqe në internet: «Kur janë zgjedhjet? Për çfarë po votojmë? Çfarë ndodh gjatë zgjedhjeve? Ku votoj? A kam nevojë për një dokument identifikimi? Me kë duhet të kontaktoj në rast parregullsish? Sa e sigurt është të votosh? Si mund të mbrohem gjatë votimit?”

Glasaj/Voto është emri i ngjarjes në Facebook në uebfaqen e CIVIL-it, ku qytetarët mund të shprehin mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme qytetare.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut na gjetën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit tonë kishte përparësi. Prandaj, në ditën e votimit, të gjithë duhet t’i përmbahemi masave të mbrojtjes, do të jemi të sigurt dhe të bindur që vota jonë do të kontribuojë në të ardhmen e vendit tonë – thuhet në tekstin e ngjarjes, ndërsa më poshtë janë përgjigjet e pyetjes “Pse është e rëndësishme dalja  në votime më 15 korrik?”

“Sepse unë e dua vendin tim. Sepse duke votuar në zgjedhje, ne qytetarët qeverisim atdheun tonë. Sepse e drejta për të votuar është një e drejtë themelore e njeriut. Sepse kështu vendosim për ardhmërinë tonë dhe të vendit. Sepse e drejta për të zgjedhur është baza e çdo shoqërie demokratike. Sepse me votën e tyre, qytetarët nuk lejojnë askënd tjetër që të vendosë për ato. Sepse unë dua të ndikoj në politikat që janë të rëndësishme për jetën e përditshme. Sepse pjesëmarrja garanton legjitimitetin e përfaqësuesve të zgjedhur, por në të njëjtën kohë rrit përgjegjësinë e tyre. Sepse një shtet funksional ka nevojë për institucione funksionale dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin e demokracisë. Sepse çdo votë përcakton se në çfarë shoqëri do të jetojmë” – janë përgjigjet e këtyre pyetjeve të rëndësishme të propozuara nga FB ngjarja e CIVIL-it.

 

Ekipi i komunikimit i CIVIL-it

Next Post
Reflektor: Mbi 60 raste me gjuhë të urrejtjes, analizë e re për fushatat partiake, kërcënim me vdekje për CIVILin

Reflektor: Mbi 60 raste me gjuhë të urrejtjes, analizë e re për fushatat partiake, kërcënim me vdekje për CIVILin

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk