Kanë mjaftuar 20 minuta reshje shiu që t’i nxjerrin në pah dështimet 18 vjeçare të BDI-së. Lagjet e Çairit janë vërshuar nga uji duke krijuar shumë probleme për banorët e Dizhonit, Gazi Babës e Serovës. Jo vetëm oborret e shtëpive, por janë vërshuar edhe rrugët kryesore të kësaj komune.
Qytetarët janë tallur me vërshimet e rrugës Çairçanja, duke dalë për të gjuajtur peshq në këtë rrugë. Komuna e vetme urbane shqiptare në Shkup pas çdo reshje shiu më shumë i ngjanë ndonjë paralagjeje të Afrikës se sa kryeqytetit në një shtet Evropian.
Peshkim në Çairçankë 😂 #shkupi
Gepostet von Shkupi am Freitag, 3. Juli 2020