• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

BDI kandidon Naser Zyberin për kryeministër

June 24, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
BDI kandidon Naser Zyberin për kryeministër
Share on FacebookShare on Twitter

BDI-ja sot në konventë promovuese në Prespë e ka filluar fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, në të cilën e promovoi Naser Ziberin si kandidatin e tyre për kryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për kryeministër në fjalën e tij u shpreh u bindur se ka ardhur koha për barazi të plotë.

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht ,u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë, dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por, çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thashë: PO!, tha Ziberi”.

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në Llaskarcë, Komuna e Sarajit. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Në të kaluarën, ka qenë zyrtar i lartë i PPD-së, ndërsa në periudhën nga viti 1996 deri në vitin 1998 ishte ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Branko Crvenkovski. Para se të bëhej politikan, ai ishte gazetar dhe nuk ka qenë aktiv në politikë për më shumë se 10 vjet dhe punon si noter.

Next Post
Bilall Kasami dhe koalicioni “MUNDEMI”, i hyjnë Ali Ahmetit në oborr

Bilall Kasami dhe koalicioni "MUNDEMI", i hyjnë Ali Ahmetit në oborr

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk